TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Korrik 2026, 09:53

Plagosja në zonën e "Ish-parkut", arrestohen 3 të përfshirë dhe shpallet në kërkim një tjetër; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja në zonën e "Ish-parkut", arrestohen 3 të
Foto Ilustruese

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e plagosjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Frosina Plaku” e njohur si zona e "Ish-Parkut", ku disa persona u përfshinë në një konflikt me sende të forta dhe mjet prerës.

Policia njofton se ka arrestuar 3 persona: Luçiano Nurçja, 46 vjeç, Albert Lika, 44 vjeç dhe Enea Kurti, 23 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndërkohë është shpallur në kërkim një 17-vjeçar dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një 33-vjeçar. 

Sipas policisë, konflikti ka nisur për motive të dobëta, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 

"Tiranë/Dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Frosina Plaku”.

U konfliktuan me sende të forta dhe mjet prerës, për motive të dobëta, vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në hyrjen e një parkimi të një pallati, në rrugën “Frosina Plaku”, disa shtetas ishin konfliktuar me sende të forta dhe njëri prej tyre kishte përdorur mjet prerës, organizoi menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u dokumentua ngjarja dhe, në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit L. N., 46 vjeç, A. L., 44 vjeç dhe E. K., 23 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. I., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. L., 17 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme", njofton policia.

plagosje e rende me dashje

Lini një Përgjigje