TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Prill 2026, 16:29

Atentati në Lezhë/ Nga vrasja në vitin 2016 te breshëria e plumbave që i mori jetën çiftit në Balldren

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Lezhë/ Nga vrasja në vitin 2016 te breshëria e

Persona të paidentifikuar qëlluan pasditen e sotme me breshëri në drejtim të një automjeti tip “Audi”... 

Një ngjarje e rëndë tronditi Lezhën pasditen e sotme, ku dy persona, burrë dhe grua, mbetën viktima të një atentati rrugës për në banesën  e tyre.

Persona të paidentifikuar qëlluan pasditen e sotme me breshëri në drejtim të një automjeti tip “Audi”, i cili ishte në lëvizje. Si pasojë e të shtënave humbën jetën Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij Gentjana Mujeci.

Në momentin e atentatit, çifti i bashkëshortëve kanë qenë duke udhëtuar nga Lezha për në shtëpinë e tyre, ku u është bërë pritë dhe qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre.

Dyshimet e para janë se autorët mund të jenë arratisur drejt fshatit Torovicës. Ndërkohë, dëshmitë nga vendngjarja tregojnë se autorët kanë qenë të organizuar dhe kanë përdorur dy automjete, një prej tyre qëlloi në drejtim të viktimave dhe tjetra ka shërbyer për t'i larguar nga vendngjarja.

-Ngjarja dyshohet se lidhet me motive gjakmarrjeje

Ngjarja e sotme duket se lidhet me të kaluarën e viktimës Kreshnik Mujeci, i cili rezulton të ketë qenë i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur më 6 tetor 2016 në fshatin Mali i Jushit, në Shkodër.

Bëhet fjalë për vrasjen e Genc Mhillajt, rast për cilin autoritetet arrestuan dy vëllezër, Lin dhe Kreshnik Mujeci, (viktimë e atentatit të sotëm), si të dyshuar për vrasjen e vitit 2016. Në vitin 2017 Lin dhe Kreshnik Mujeci, u arrestuan nga policia.

-Si ndodhi vrasja e Genc Mhillaj në 6 tetor të 2016?

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth ores 11:00 të së enjtes pranë fshatit Mali i Jushit. Genc Mhillaj (Pjetri) 42 vjec nga Torovica është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka humbur jetën. Mhillaj asokohe ka qenë duke drejtuar automjetin tip kamionçinë, i cili ka qenë ngarkuar me miell dhe misër, ndërkohë që Mujeci e ka ndalur dhe e ka thirrur për të biseduar.

Pranë urës së Malit të Jushit ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe në sherr e sipër Mhillaj ka tentuar te largohet me vrap, po autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. 42 vjeçari Genc Mhillaj ndërroi jetë menjëherë pasi plumbi e kishte goditur në ballë. Nga ana tjetër autori ishte  larguar me shpejtësi në drejtim të Torovicës.

Si u lirua nga burgu Kreshni Mujeci?

Më 27 nëntor 2018 Shkalla e Parë e Gjykatës së Shkodrës e shpalli të pafajshëm Lin dhe Kreshnik Mujecin për vrasjen e Genc Mhillaj, duke pretenduar për mungesë provash.

Më 6 nëntor 2019 Gjykata e Apelit Shkodër vendosi të mos pranojë ankimin e prokurorisë për vendimin e Shkallës së Parë, ndërsa Gjykata e Lartë e ktheu çështjen për rigjykim më 31 tetor 2024.

lezhë atentat

1 Komente

  1. E
    Ervin

    Po te kishte drejtesi, sot nuk do kishte vrasje. Gjakun sta fal kush. Duhet verifikuar dhe vendos para pergjegjesise prokurori dhe gjuqtari qe i nxorri vrasesit e atehershem te pafajshem.

    Lini një Përgjigje