TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Tetor 2025, 19:25

Ylber Ramadani “tërbon” Serinë A, mesfushori i kombëtares shpallet Lojtari i Ndeshjes dhe ndal vrullin e ekipit të portierit të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Ylber Ramadani “tërbon” Serinë A, mesfushori i

Leçe dhe Sasuolo zhvilluan sot ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Seria A. Sfida u mbyll në barazim 0-0, ndërsa Ylber Ramadani u shpall lojtari i ndeshjes.

Nga minuta e parë e nisën në Ramadani dhe Medon Berisha te mesfusha e Leçes. Përballë tyre ishte Arijanet Muriç, portieri i përfaqësueses së Kosovës.

Kujtojmë se përballë Serbisë në Leskovc ai nuk luajti asnjë minutë, ndërsa në ndeshjen kundër Jordanisë luajti 45 minuta.

Skuadrat ndanë nga 1 pikë. Sasuolo u ndal kështu pas dy fitoreve radhazi që kishin krijuar entuziazëm, ndërsa Leçe numëron 6 pikë në shtatë javë. Aktualisht mban vendin e 14 në renditjen e Serisë A.

ylber ramadani mesfushori shqiptar leçe

Lini një Përgjigje