TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Tetor 2025, 16:53

Zyrtare/ Humbja ndaj Çelsit rezulton fatale, Notingam Forest i “pret kokën” trajnerit 30 minuta pas disfatës nga ‘Blutë e Londrës’

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtare/ Humbja ndaj Çelsit rezulton fatale, Notingam Forest i

Notingam Forest ka marrë një vendim të menjëhershëm pas humbjes 0-3 ndaj Çelsit, duke shkarkuar trajnerin Ange Postecoglou nga detyra.

Klubi publikoi njoftimin zyrtar në rrjetet sociale, ku konfirmoi se “pas një serie rezultatesh dhe paraqitjesh zhgënjyese, Postecoglou është liruar nga detyra me efekt të menjëhershëm”.

Ky vendim vjen në një moment kritik për Notingam Forest, që nuk ka arritur asnjë fitore në 8 ndeshjet e fundit, duke zbritur ndjeshëm në renditje dhe duke hyrë në zonën e rrezikut.

Në deklaratën zyrtare, klubi shtoi se “nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë”, ndërsa mediat britanike raportojnë se drejtuesit janë tashmë në kërkim të pasuesit të Postecoglou.

ange postecoglu notingam forest

Lini një Përgjigje