Cendrim Kameraj është bërë viral në rrjetet sociale, pasi një video të shpërndarë në aplikacionin “TikTok”. 26-vjeçari që tregon se punon tashmë në ndërtim, u tërhoq nga futbolli në verën e vitit 2024.
Kameraj kujton kohën, kur luante me moshat e Juventusit.
Kameraj çmohej për talentin që kishte. Ofrimi i kontratës nga Juventusi e dëshmon këtë. Ai kaloi disa vjet te Juve, kurse stërviti me superyje si Cristiano Ronaldo. Megjithatë, lëndimet e shumta e kanë frenuar karrierën e Kamerajt. Ai në fund u dorëzua dhe e la në gjysmë ëndrrën.
Juventusi e mori Kamerajn në Torino kur futbollisti ishte në grupmoshën e juniorëve. I luajti 18 ndeshje me ekipin e të rinjve të Juves dhe i realizoi dy gola.
Juventusi do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e tij. Madje në karrierën e tij, anësori i lindur në Zvicër, ka luajtur edhe me Kosovën U-21. Karriera e tij u mbyll mjaft shpejt.
Video e shpërndarë në “TikTok” ka arritur miliona shikime teksa ai shkruante “Jeta ndryshon ndonjëherë”.
Mbi 600 mijë pëlqime tregojnë viralitetin që video mori.
@cendrimkameraj My story part 5 #football #juventus #switzerland #fyp ♬ Originalton - cendrimkameraj
Është kosovar,dhe jo shqiptar
Po jh sikur e keni merak mos t'ju quajme Kosovar? Tani a jeni apo s'jeni Kosovar? Meqe ra fjala e ka emrin Qendrim jo Cendrim. Me duket si emer shqiptar. Nderkohe artikulli e thote qe ka luajtur me Kosoven keshtuqe nuk e kuptoj komentin.
Kujt i plasi raku çfarè mendon ti Shqipètar duhet tè jesh me zemèr qè tè jesh ,ti mund ti pèrkasèsh ndonjè komunitetit tjetèr dhe je Kosovarè Bravo .