TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Tetor 2025, 20:34

Java e “shqiponjave” në futboll, simbolin dykrenar e bën edhe ‘tradhtari’ i shqiptarëve (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Java e “shqiponjave” në futboll, simbolin dykrenar e bën

Duket se kjo është java e “shqiponjave”. Gjithçka nisi me festën e Rei Manajt në Leskovc, për të vazhduar më pas me Fisnik Asllanin në Suedi, por edhe te futbollistët e moshave.

Ndërkohë që të njëjtën gjë ka bërë edhe Juljan Shehu tek ekipi i Uidzju Lodz në Poloni. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shihet teksa bën shqiponjën së bashku me Lindon Selahin, Dion Gallapenin dhe Andi Zeqirin.

Ky i fundit cilësohet nga shqiptarët e Kosovës si “tradhtar”. Kujtojmë se vite më parë ai i tha “PO” Kosovës, madje u shfaq me fanelën e “Dardanëve” krah presidentit të FFK-së, Agim Ademi, por më pas zgjodhi Zvicrën.

Java e “shqiponjave” në futboll, simbolin dykrenar e bën

rei manaj sulmuesi kuqezi simboli i shqiponjës

1 Komente

  1. D
    Demokrati

    Nuk ka shqiptar te kosoves,por kosovar

    Lini një Përgjigje