TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Tetor 2025, 18:56

Kualifikueset e Botërorit bën lëmsh fazën “play off”, Sllovakia bën tifo për Shqipërinë, ndërsa kuqezinjtë për rivalët e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikueset e Botërorit bën lëmsh fazën “play

Skenarët për fazën “play-off” do të jenë dramë më vete për Shqipërinë dhe kombëtaret e tjera, që pretendojnë të marrin pjesë. E gjithë “lufta” në fjalë nuk qendron vetëm për ta mbyllur si i dyti në grup, por edhe për të qenë pjesë e dy vazove të para si skuadër favorite. Ndarja në vazo varet nga renditja e FIFA-s pas ndeshjeve të nëntorit.

Më konkretisht bëhet fjalë për ndeshjen gjysmëfinale, që shorti të rezervojë një rival më të lehtë në letër. “Panorama Sport” iu sjell vetëm një rast se si Sllovakia bën tifo për Shqipërinë, ndërsa kuqezinjtë për rivalët e sllovakëve në Grupin A. Pikërisht Irlandën e Veriut.

Sllovakia nuk do të donte që Serbia ta mbyllte si e dyta në Grupin K. Kjo pasi do të kalonte vetë në vazon e tretë, ndërsa aktualisht është tek e dyta. Ndarja në tre vazot e para është falë renditjes së FIFA-s dhe Serbia do të mbante vendin e parë në vazon e dytë.

Shqipëria ndërkohë, është e para në vazon e tretë, ndërsa do t’i bënte punë që në Grupin A ku është Sllovakia ta mbyllë Irlanda e Veriut si vend i dytë. Llogari këto që vlejnë, nëse situata në grupet e tjera nuk ndryshon.

Kështu nëse situata në grupet e tjera nuk do të ndryshonte, dhe po ashtu Shqipëria dhe Irlanda e Veriut do e mbyllnin si vende të dyta, atëherë kuqezinjtë automatikisht do kalonin në vazon e dytë. Përfaqësueset që aktualisht do të pozicionoheshin në vazon e dytë, janë shumë më mirë se Shqipëria në renditje e FIFA-s. Bëhet fjalë për Hungarinë, Skocinë, Çekinë dhe Sllovakinë si rasti në fjalë.

Situata e “play off” pas ndeshjeve të raundit të 8:

Vazo 1: Itali, Turqi, Ukrainë, Poloni

Vazo 2: Hungari, Skoci, Çeki, Sllovaki

Vazo 3: Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë

Vazo 4: Uells, Rumani, Suedi, Irlandë e Veriut

sllovakia shqipëria

1 Komente

  1. T
    Turi

    Shqipëria në se kualifikohet në plejhof,përveç italis që i ka mbetur vetëm emri kto tjerat i kalon me një organizim serioz dhe me një përqendrim të mirfilltë në mesfushë dhe mbrojtje duke e mbajtur kundërshtarin larg zonës së nxehtë ku dhe vijnë rreziqet

    Lini një Përgjigje