TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Tetor 2025, 17:37

Luajti vetëm një pjesë loje me Shqipërinë, “mëngjarashi” i kombëtares spektakolar në Iran (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Luajti vetëm një pjesë loje me Shqipërinë,

Jasir Asani është shfaqur protagonist në Iran, në ndeshjen që ekipi i tij Esteghlal po luan në shtëpi përballë Mes Rafsanjan. Sfida e vlefshme për javën e 7 të kampionatit është momentalisht 1-0.

Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili shënoi golin e vetëm deri në këto momente të ndeshjes. “Mëngjarashi” nga Shkupi tundi rrjetën e kundërshtarëve në minutën e 11 të sfidës.

Për Asanin ky është goli i tretë me fanelën e ekipit iranian. Gjithashtu, 30-vjeçari ka dhuruar edhe një asist me këtë ekip.

jasir asani sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje