TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Tetor 2025, 17:15

Pas golit në Leskovac, Rei Manaj tund rrjetën edhe në kampionatin arab (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pas golit në Leskovac, Rei Manaj tund rrjetën edhe në kampionatin

Rei Manaj po kalon formë të jashtëzakonshme. Pas golit vendimtar ndaj Serbisë në Leskovc, duke i dhënën 3 pikët “jetike” Shqipërisë për “ëndrrën” drejt Kupës së Botës, sulmuesi lushnjar para pak minutash ka gjetur edhe golin me ekipin e Al Sharjah në kampionatin arab.

Skuadra e bomberit shqiptar po luan kundër Al Dhafra në javën e 6 të kampionatit, ndërsa pjesa e parë u mbyll 2-0. Manaj gjeti rrugën e rrjetës në “fyrmën e fundit” të pjesë së parë, ashtu siç bëri ndaj Serbisë.

Pas 6 ndeshje të luajtura në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe, 28-vjeçari numëron 2 gola, shto edhe 2 të tjerë në Champions League të Azisë.

 

rei manaj sulmuesi i kombëtares al sharjah

Lini një Përgjigje