TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Tetor 2025, 15:18

Kosova në prag të mrekullisë, Franko Foda rinovon kontratën me “dardanët” me kushtin e veçantë

Shkruar nga Pamfleti

Kosova në prag të mrekullisë, Franko Foda rinovon kontratën

Franko Foda do të vazhdojë si trajner i përfaqësueses së Kosovës. Federata ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me një kontratë të re, që është e vlefshme deri në vitin 2027. Kontrata do të rinovohet automatikisht, nëse Kosova kualifikohet në Europianin e ardhshëm.

Njoftimi i Federatës Kosovare të Futbollit:

“Federata e Futbollit e Kosovës ka kënaqësinë të njoftoi se ka zyrtarizuar edhe formalisht marrëveshjen e mëhershme me përzgjedhësin Franco Foda për të vazhduar bashkëpunimin edhe për 2 vite.

Kontrata që konfirmon qëndrimin e Fodas në krye të ekipit kombëtar është nënshkruar zyrtarisht nga Presidenti Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco Foda, ditën e parë të grumbullimit të ekipit kombëtar në muajin tetor, përkatësisht me datën 6-të, duke formalizuar edhe në mënyrë zyrtare marrëveshjen e arritur paraprakisht.

Me marrëveshjen e re, Foda do t’ i prijë kombëtares së Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi vazhdimi automatikisht në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2028.

Franco Foda ka marrë drejtimin e ekipit kombëtar me 17.02.2024 dhe që nga ajo periudhë ka udhëhequr kombëtarën tonë në 17 ndeshje deri tani, duke arritur: 11 fitore, 2 barazime (përfshirë atë me Rumaninë 0:0) dhe ka pësuar 4 humbje”.

franko foda trajneri i kosovës

Lini një Përgjigje