TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Tetor 2025, 21:30

Shqipëria më e mirë se ajo para Europianit, por kuqezinjtë marrin kritika

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria më e mirë se ajo para Europianit, por kuqezinjtë

Shqipëria arriti të fitonte ndaj Jordanisë në miqësore me rezultatin 4-2, duke e çuar në këtë mënyrë në 4 numrin e fitoreve radhazi, mes zyrtareve dhe miqësoreve.

Kuqezinjtë kanë mundur Andorrën, Letoninë, Serbinë e Jordaninë, e madje kanë pësuar gola vetëm ndaj jordanezëve në miqësore.

Kjo ecuri e Shqipërisë aktualisht, është më e mirë se ecuria që kuqezinjtë kishin në vitin 2023, kur arritën që të kualifikoheshin në Europian, pavarësisht se dhe asokohe, shkëlqyen dhe dhuruan emocione të jashtëzakonshme e gola mjaft të bukur.

Ecuria e Shqipërisë gjatë eliminatoreve të Europianit, ishte 8 ndeshje, 5 fitore dhe 3 barazime, por këto 5 ndeshje nuk ndodhën radhazi duke qenë se kishte barazime mes tyre. Kuqezinjtë kanë shansin t’i bëjnë 5 fitore radhazi nëse arrijnë t’ia dalin ndaj Andorrës, fitore kjo që mund t’i japë edhe kualifikimin për në “Play Off” të Botërorit.

Lini një Përgjigje