
Në Arabinë Saudite fiksohen keq për Lamin Jamal. Një ofertë stratosferike, sipas “Fichajes.net”, mund të konsiderohet ajo që Al Hilal po përgatit për të “rrëmbyer” sulmuesin e talentuar nga Barça.
Klubi i Al Hilal, i cili vetëm dy vjet më parë shpenzoi 90 milionë euro për të nënshkruar me Nejmarin nga PSG-ja, po mendon që të vendosë në pjatë 400 milionë euro.
Nëse marrëveshja do të realizohej, ajo automatikisht do të bëhej më e pasura në historinë e futbollit, duke thyer rekordin e mbajtur nga Nejmar për transferimin e tij nga Barcelona te PSG-ja, i cili kushtoi 222 milionë euro.
Lini një Përgjigje