TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Tetor 2025, 18:29

Leo Mesi zgjedh 10 talentet më të mirë të momentin, në listen e argjentinasit edhe një shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Leo Mesi zgjedh 10 talentet më të mirë të momentin, në

Lionel Mesi, ylli i Inter Majemit dhe kapiteni i Argjentinës, është sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një nismë jashtë fushës së lojës.

Së bashku me markën që e sponsorizon, ai ka lançuar edicionin e dytë të fushatës “Mesi+10: Sezoni 2”, ku ka përzgjedhur personalisht 10 talentet e rinj më premtues të futbollit botëror.

Në mënyrë surprizuese, në listën e Mesit nuk janë përfshirë emra si Lamin Jamal (Barcelona) apo Franko Mastantuono (Real Madrid), që konsiderohen si yje të ardhshëm të futbollit.

Në krye të përzgjedhjes, Mesi ka vendosur Niko Paz, talenti argjentinas që aktivizohet në Itali me Komon, pasi ka dalë nga akademia e Realit të Madridit.

Pas tij renditen emra të njohur si:

Kendri Paez (Strasburg)

Rio Ngumoha (Liverpul)

Mohamed Kader Meite(Rene)

Brajan Gruda (Brajton) – talenti shqiptar që po shkëlqen në Premier Ligë

Mika Godts (Ajaks)

Andrej Santos (Çelsi)

Rodrigo Mora (Porto)

lionel mesi ylli argjentinas brajan gruda

Lini një Përgjigje