
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka postuar një mesazh në rrjetet sociale kushtuar grumbullimit të fundit të kuqezinjve me ndeshjet e tetorit që u mbyllën me sukses. Ai i ka cilësuar të rëndësishme dy fitoret ndaj Serbisë dhe Jordanisë, por jo vetëm ato.
“Sapo kemi mbyllur një tjetër periudhë të shkëlqyer së bashku me rezultate shumë pozitive. Jo vetëm për shkak të dy fitoreve të rëndësishme, por gjithashtu për përpjekjen, performancën, përkushtimin dhe bashkëpunimin e të gjithëve.
Gjithmonë me shpirt dhe Zemër. Forca Shqipëri”, shkruan trajneri i kuqezinjve.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje