TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Tetor 2025, 15:28

Sulmoi Silvinjon për Mitajn dhe Asllanin, trajneri i kombëtares i kundërpërgjigjet me shifra Edi Rejës

Shkruar nga Pamfleti

Sulmoi Silvinjon për Mitajn dhe Asllanin, trajneri i kombëtares i

Deklarata e fundit nga ish-trajneri i Shqipërisë Edi Reja ka shkaktuar “bujë”. Konkretisht, 80-vjeçari përmendi emra konkret si Mitaj dhe Asllani, ku u shpreh se ai i bindi të zgjidhnin Kombëtaren, përpara Greqisë dhe Italisë.

Më tej, italiani lë të nënkuptuar se ky grup që drejton Silvinjo është ndërtuar nga ai. Por nëse i hedhim një vështrim statistikave, diferenca nuk lë vend për interpretime.

Në segmentin e 37 ndeshjeve me Shqipërinë, Reja e ka mesataren e pikëve 1.35, e përkthyer në 14 fitore, 8 barazime dhe 15 humbje. Krejt e kundërta ka ndodhur dhe po vijon nën “dirigjimin” e Silvinjos te Kombëtarja.

Në harkun e 30 ndeshjeve, trajneri brazilian e ka mesataren e pikëve me kuqezinjtë 1.63, e thënë ndryshe 14 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje.

Me Silvinjon, Broja me shokë janë kualifikuar në “EURO 2024” dhe janë vetëm një hap larg “play-off-it” për në finalet e “Botërorit 2026”, e cila do të ishte historike.           

edi reja silvinjo trajneri i kombëtares

Lini një Përgjigje