TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2026, 08:46

Sot Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon shtyrjen me 3 muaj të mandatit të Komisionit të Reformës Territoriale

Shkruar nga Pamfleti
Sot Konferenca e Kryetarëve/ PD kërkon shtyrjen me 3 muaj të
Sot Konferenca e Kryetarëve/

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të paraqesë së shpejti në Konferencën e Kryetarëve një kërkesë për zgjatjen me tre muaj të mandatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

Në kërkesën e depozituar, demokratët argumentojnë se një sërë objektivash të komisionit nuk janë përmbushur, ndaj vlerësojnë se puna e tij duhet të vijojë edhe pas përfundimit të afatit aktual.

Sipas PD-së, Kuvendi duhet të marrë masat për zgjatjen e mandatit të komisionit me tre muaj, duke mundësuar vazhdimin e veprimtarisë së tij edhe gjatë muajit gusht.

Sipas opozitës, marrja e opinionit zyrtar të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës është një hap i domosdoshëm përpara se Komisioni të mbyllë veprimtarinë e tij.

“1. Për zgjatjen e mandatit të Komisionit me 3 (tre) muaj, në mënyrë që të vijojë puna e Komisionit edhe gjatë muajit gusht dhe të mos konsiderohet e përfunduar veprimtaria e tij, dhe

2. Të merret paraprakisht opinioni zyrtar i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës mbi produktin/rekomandimet/sugjerimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale”, janë kërkesat e PD.

Lini një Përgjigje