TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Tetor 2025, 17:18

Talenti me origjinë shqiptare braktis kombëtaren e Amerikës, për 18-vjeçarin u shpenzuan miliona euro

Shkruar nga Pamfleti

Talenti me origjinë shqiptare braktis kombëtaren e Amerikës,

Din Klapija ka vendosur të ndryshojë sërish përfaqësuese, sipas raportimeve të fundit në Kosovë. 18-vjeçari me origjinë shqiptare, që ka luajtur me moshat e Amerikës, pritet të përfaqësojë Kosovën në të ardhmen.

Sipas zërave, Klapija ka pasur një incident te moshat e Amerikës dhe palët kanë vendosur të ndajnë rrugët. Klapija më parë ka përfaqësuar edhe Kroacinë te moshat.

Lajpcigu shpenzoi 3 milionë euro në vitin 2024, për të afruar qendërsulmuesin. Klapija ka akoma mundësinë që të luajë për Bosnjën, Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi.

Vetë Klapija ka lindur në Amerikë. Aktualisht fokusin e ka te Lajpcigu ku luan me grupmoshën U-19.

 

din klapija talenti shqiptar

3 Komente

  1. T
    Toni Patrioti

    Bravo djali shume mire. Vetem token e te pareve mos e harro se do te te shkoje jeta vaj bir.

    1. D
      Demokrati

      Çudi : origjine shqiptare ? Asgje shqiptare,perveçse kosovare ?!

      1. A
        Aleksander

        Po kosovarët çfarë kombësie i përkasin

      Lini një Përgjigje