TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Tetor 2025, 17:41

Infantino “tërbon” Zvicrën me deklaratën e tij: Nëse FIFA do të pranonte më herët ‘dardanët’, Shaqiri do të luante për Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Infantino “tërbon” Zvicrën me deklaratën e tij:

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino në një deklaratë të dhënë së fundmi ka përgëzuar Kosovën për rezultatet e saj dhe për rritjen që kjo përfaqësuese ka pasur gjatë një periudhe kaq të shkurtër kohore. Ai është shprehur me superlativa për “djemtë” e Franko Fodës.

Për shumë lojtarë nga Kosova që kanë lindur dhe janë rritur jashtë vendit, sigurisht që ka pasur shumë ndikime dhe histori të ndryshme.

Siç e dini, shumë prej tyre në kohën kur Kosova ende nuk ishte e pranuar ndërkombëtarisht, luanin për ekipin kombëtar të Zvicrës, për shembull si Xherdan Shaqiri dhe të tjerë. Ata ishin ndër lojtarët më të mirë që mund të kishin luajtur ndonjëherë për Kosovën, por në atë kohë Kosova nuk ishte e pranuar ndërkombëtarisht” – tha numri një i FIFA-s.

Vlen të theksohet se “Dardanët “ po bëjnë një paraqitje me të vërtetë mbresëlënëse gjatë këtyre kualifikueseve të Botërorit, ku gjenden në vendin e dytë në grup. Kosova është shumë pranë fazës së “play-off”, por ekziston edhe skenari i vështirë për vendin e parë.

xhani infantino presidenti i fifa-s

Lini një Përgjigje