
Majorka fitoi 3-1 në transfertë ndaj Sevijas në javën e nëntë të kampionatit spanjoll. Pas humbjes me Bilbaon me rezultatin 2-1, skuadra e Vedat Muriqit rikthehet te fitorja.
Sulmuesi shqiptar i Kosovës po kalon në një formë spektakolare dhe sot gjeti golin e barazimit në minutën e 67.
Ky gol i lojtarit të përfaqësueses “dardane” motivoi ekipin e Majorkës për të realizuar përmbysjen. Deri tani, në 8 ndeshjet e para të La Ligës, Muriqi ka shënuar 5 gola.
Muriqin, nuk e lidh gjë me Shqipërinë. Nuk është gjë tjetër,vetëm se kosovar.Nuk është ofendim,të quhet kosovar