TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Tetor 2025, 15:13

Sherr për një faull, futbollisti nxjerr armën dhe qëllon kundërshtarin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sherr për një faull, futbollisti nxjerr armën dhe qëllon

Një ndeshje futbolli amator në Skoci është kthyer në një skenë dhune të rëndë, pasi lojtarët e Irvin Junajtid dhe Kiluining Junajtid u përplasën gjatë sfidës. Incidenti ndodhi në minutën e 79, kur ndeshja u ndërpre dhe situata doli jashtë kontrollit.

Sipas raportimeve të “The Scottish Sun”, një prej lojtarëve të Irvin Junajtid dyshohet se ka sulmuar me armë zjarri një kundërshtar gjatë konfliktit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momente kaotike, ku futbollistët dhe stafet e të dyja skuadrave përfshihen në përleshje fizike.

Policia skoceze ka nisur një hetim për incidentin dhe ka marrë në pyetje disa persona që ndodheshin në vendngjarje. Autoritetet po verifikojnë rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa klubet përkatëse pritet të përballen me masa disiplinore nga federata lokale.

irvin junajtid kiluininf junajtid

Lini një Përgjigje