TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Tetor 2025, 19:02

Tirana dhe Teuta "harrojnë" si shënohet, Egnatia ndan pikët me Dinamon

Shkruar nga Pamfleti

Tirana dhe Teuta "harrojnë" si shënohet, Egnatia ndan

Tirana dhe Teuta kanë barazuar mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7 të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, përfundoi në baraspeshë 0-0.

Një ndeshje me raste, por konkretizimi mungoi. Në fundin e kësaj sfide, ishte Tafas i Tiranës që kreu një super pritje, duke shpëtuar skuadrën e tij nga një humbje në limite.

Pas këtij barazimi, durrsakët shkojnë në kuotën e 11 pikëve dhe ngjiten në vendin e 3. Ndërkohë që Tirana me 6 pikë, mbetet në “zonën e ftohtë”, pra në vendin e 8.

Në sfidën tjetër, Egnatia dhe Dinamo kanë ndarë pikët në atë që cilësohej si kryendeshja e kësaj jave në Superiore.

Në një sfidë të luftuar mes pretendentëve për titull, nuk munguan rastet për të shënuar, por asnjë nga skuadrat nuk ishte e qartë sa duhej para portës.

Kështu në fund të sfidës, të dy ekipet e mbyllën në barazimin 0-0, por edhe me nga 10 lojtarë për shkak të kartonëve të kuq të Loran e Xhemajlit në minutat e fundit të ndeshjes.

 

tirana teuta egnatia dinamo abissnet superiore

Lini një Përgjigje