
Mançester Siti shkëlqeu në ndeshjen në shtëpi kundër Evertonit në javën e tetë të Premier Ligës.
“Qyetarët” fituan 2-0, me të dy golat e shënuar nga i përhershmi Erling Haland. Siti ishte totalisht dominues në fushë, me përjashtim të çerek orëshit të tretë të pjesës së parë, e cila u mbyll pa gola.
Niko O’Rilli ishte asistuesi i golit të parë. Ai harkoi për norvegjezin, i cili shënoi me kokë në minutën e 58, duke u futur mes dy kundërshtarëve. Pesë minuta më vonë, Haland dyfishoi epërsinë me asist të Savinjos në minutën e 63.
Me këtë fitore, Siti merr përkohësisht kreun e klasifikimit me 16 pikë.
Ndërkaq, bie në sy suksesi i Bërnlit të Armando Brojës, i cili ndoqi nga pankina triumfin 2-0 përballë Lidsit, që u largua nga zona e ftohtë e klasifikimit.
Lini një Përgjigje