TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Tetor 2025, 17:43

Nuk i lejohen më autografet falas, Barcelona e kthen Jamalin në “markë tregtare”

Shkruar nga Pamfleti

Nuk i lejohen më autografet falas, Barcelona e kthen Jamalin në

Në futbollin modern, paratë shpesh marrin përparësi karshi pasionit. Sipas “Mundo Deportivo”, Lamin Jamal nuk do të japë më autografe falas për tifozët, as në fanela, as në objekte të tjera, madje as në dalje të qendrës stërvitore. Vendimi është pjesë e një projekti komercial më të gjerë.

Gazeta katalanase shpjegon se talenti spanjoll do të nënshkruajë kontratë me një kompani që do të tregtojë produkte zyrtare me autografin e Jamal. Për këtë arsye, atij i është kërkuar të ndalojë praktikën e autografeve falas, me miratimin e klubit. Ky hap reflekton prirjen në rritje të futbollit bashkëkohor, ku lojtarët e rinj kthehen në “marka tregtare” dhe çdo gjest mund të monetizohet.

Tifozët që duan një kujtim me firmën e Jamal do të duhet të blejnë produktet zyrtare për këtë. Një zgjedhje që, ndonëse e kuptueshme ekonomikisht, mund të shkaktojë pakënaqësi te tifozët tradicionalë të Barcelonës, të mësuar me afrimitetin dhe spontanitetin e idhujve të tyre.

lamin jamal sulmuesi spanjoll barcelona

Lini një Përgjigje