TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Tetor 2025, 17:16

“E grushtova në fytyrë”, Toti rrëfen momentin më të vështirë në fushë: Më tha se Kristian nuk ishte djali im

Shkruar nga Pamfleti

“E grushtova në fytyrë”, Toti rrëfen momentin më

Françesko Toti, gjatë një bisede me ish-shokun e tij të ekipit Luka Toni, rikujtoi jo vetëm lidhjen e veçantë me Romën, por edhe disa momente të vështira në fushë. Ai përmendi përplasjen me Kristian Pulsen (“një gjest i papranueshëm”), goditjen ndaj Mario Balotelit (“i kërkova falje, por shpëtoi mirë që nuk reagova më keq”) dhe veçanërisht grushtin që i dha Çiçio Kolonezes gjatë ndeshjes Roma-Siena në sezonin 2004-2005.

Ishte 17 prill 2005, Toti 28 vjeç, në kulmin e formës, ndërsa Koloneze, 33-vjeç, do të tërhiqej një vit më vonë. Shkaku ishte një fjalë e këtij të fundit për të birin e Totit, Kristian, e cila bëri që kapiteni i Romës të humbiste kontrollin:

Ishte hera e parë që i jepja dikujt një grusht në fytyrë. Ishte dikush që e njihja, kisha luajtur me të kur isha i ri, por më provokoi. Më tha për Kristianin dhe aty reagova. Më dhanë 5 ndeshje pezullim, nuk ishte ndëshkim i madh”.

Edhe pak ditë pas pezullimit, Toti kishte bërë të qartë se fjalët e Kolonezes e kishin prekur në gjëra të papërballueshme: “Ishte si të merrja një thikë pas shpine. Reagova gabim, por u ofendova rëndë si njeri, si baba dhe si burrë. M’u drejtua me një frazë turpëruese, të pakapërdishme dot. Rregullat janë rregulla, por në fushë duhet të jesh burrë. Nuk e pashë më”.

françesko toti ish-kapiteni i romës

Lini një Përgjigje