
Barcelona fiton në frymën e fundit në një prej ndeshjeve më delikate të sezonit, atë kundër Xhironës.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flik mori tri pikët e radhës në La Liga me fitoren 2-1, pas një goli të shënuar në sekondat e fundit nga Araujo.
Edhe pse me Lamin Jamal të rikthyer, katalanasit vuajtën për këtë fitore. Goli i Pedrit në minutën e 13 u “anulua” shumë shpejt me barazimin e miqve 7 minuta më pas, kur Vitsel shënoi golin e barazpeshës.
Barcelona, gjithsesi, nuk u dorëzua. E shtoi ritmin në pjesën e dytë, sidomos me sulmet intensive nga krahët. Në fund, Araujo u bë shpëtimtar dhe i dha skuadrës një fitore shumë të rëndësishme. Gjithsesi, duket qartë se Barcelona këtë sezon ka probleme.
Barcelona merr kështu 3 pikë të arta. Përpara është supersfida me Real Madridin.
Lini një Përgjigje