TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Qershor 2026, 10:46

Do të zhvillohej më 12 qershor në Tiranë, shtyhet Ministeriali Ukrainë-Evropa Juglindore!

Shkruar nga Pamfleti
Do të zhvillohej më 12 qershor në Tiranë, shtyhet
Ministria e Jashtme

Ministeriali Ukrainë – Evropa Juglindore, i planifikuar të zhvillohej më 12 qershor në Tiranë, është shtyrë për një datë të mëvonshme.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila sqaron se vendimi lidhet me zhvillimet e fundit të sigurisë në Ukrainë dhe angazhimet që burojnë prej tyre për ministrin e Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.

Sipas njoftimit zyrtar, Sybiha, i cili është bashkëorganizator i Ministerialit të Tiranës, nuk do të mund të marrë pjesë në datën e parashikuar për shkak të detyrimeve të lidhura me situatën aktuale në vendin e tij.

“Ministeriali Ukrainë – Evropa Juglindore, i planifikuar që të zhvillohej më 12 qershor 2026 në Tiranë, do të mbahet në një datë të mëvonshme. Shtyrja vjen si pasojë e situatës së sigurisë në Ukrainë dhe e angazhimeve në këtë kuadër, të Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrii Sybiha, bashkëorganizator i Ministerialit të Tiranës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Autoritetet bëjnë të ditur se data e re e zhvillimit të Ministerialit do të shpallet në një moment të dytë.

Lini një Përgjigje