
Xhakomo Vrioni vazhdon të shënojë gola në MLS dhe po tregon nga ndeshja në ndeshje se është kthyer në një “9” të mirëfilltë për skuadrën e Nju Inglënd, ku luan prej dy vitesh.
Sulmuesi i Kombëtares, i cili është lënë në harresë nga Silvinjo, ka shënuar golin e tij të dytë në këto javë të para të kampionatit amerikan me fanelën e ekipit të tij, edhe pse në fund nuk shërbeu për t’i siguruar pikë.
Vrioni ishte titullar në ndeshjen që Nju Inglënd luajti kundër Nju Jork Red Bulls. Në minutën e 90 të sfidës ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai i cili shënoi golin e 3-2 që u zyrtarizua vetëm nga ndërhyrja e VAR-it pasi fillimisht ishte anuluar për pozicion jashtë loje.
Por skuadra e tij nuk ia doli të shënonte përsëri, përkundrazi pësoi një tjetër gol duke u mundur me shifrat 4-2. Ky ishte goli i dytë i Vrionit në fillimin e këtij sezoni në kampionatin amerikan.
Lini një Përgjigje