
Klaus Gjasula ka lënë pas dëmtimin dhe është i gatshëm për ekipin e tij Dramsshtad. Këta të fundit do të luajnë ditën e sotme në shtëpi përballë Hofenhajmin dhe Gjasula është në stol.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare rikthehet pas 2 ndeshjesh mungesë, për një dëmtim të pësuar në ndeshjen e 20 prillit përballë Këlnit. Gjasula la fushën e lojës në minutën e 43, pas një problemi në gju.
Por vetëm 1 muaj para Europianit, 32-vjeçari si një nga elementët me më shumë eksperiencë në Kombëtare, ka gëzuar trajnerin Silvinjo. Tashmë tekniku brazilian ka më shumë mundësi zgjedhjeje, përsa i përket listës së "EURO 2024”.
Lini një Përgjigje