
Trajneri i Sassuolos, Davide Balardini vlerësoi në maksimum mbrojtësin e kombëtares, Marash Kumbulla.
“Tek Verona ai ka luajtur me formacionin me 3 mbrojtës. Te Roma, ai u dëmtua, por ka cilësi të rëndësishme fizike dhe e ka treguar se nëse është mirë, është një lojtar i fortë. Është e rëndësishme që të jetë mirë dhe të stërvitet, më pas cilësitë e tij janë mjaftueshëm të dukshme.
Ndaj Interit bëri atë që di të bëjë. Madje, sipas meje, ai mund të bëjë edhe më mirë se aq. Ka bërë ndërhyrje të rëndësishme ndaj Arnautoviç, ndërhyrje të një mbrojtësi të vërtetë. Është e rëndësishme të mbash përqendrimin dhe vëmendjen shumë të lartë. Për mendimin tim, pra për mua, cilësia e parë dhe shumë e rëndësishme për një mbrojtës, është vëmendja” – tha ai.
Lini një Përgjigje