
Dinamo e Zagrebit është zyrtarisht kampione në elitën e futbollit kroat për herë të 35! Rijeka u mposht me shifrat 3-1 nga Varazhdini mbrëmjen e sotme dhe Dinamoja e shfrytëzoi më së miri këtë hap fals të rivalit të drejtpërdrejtë për kreun e renditjes, duke festuar edhe matematikisht titullin dy javë para fundit.
Gjigandët kroatë mposhtën me rezultatin minimal 1-0 Osijekun e ish-trajnerit të Partizanit, Zoran Zekiç. Ndeshja u vendos në minutën e 73 nga Arijan Ademi.

Futbollisti shqiptar, i cili është pjesë e Maqedonisë së Veriut, shënoi me kokë pas një harkimi nga një goditje dënimi, duke i dhënë kështu kryeqytetasve titullin kampion.
Në këtë duel pati minuta edhe për futbollistin e Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, i cili u aktivizua në minutën e 46.
ARIJAN ADEMI MAKES IT 1-0 FOR DINAMO IN THE 73RD MINUTE AND GETS THEM CLOSER TO WINNING THEIR 25TH LEAGUE TITLE!!!
— ???????? (@TheCroatianLad) May 11, 2024
Josip Mišić with a beautiful cross and Ademi with a lovely header to score his second goal in the HNL this season. ????pic.twitter.com/dKf7zHan1z
Lini një Përgjigje