TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2024, 21:11

Çmenduri në Premier Ligë, Çelsi mposht brenda 2 minutave Notingem Forest dhe hyn në garë për Europën

Shkruar nga Pamfleti

Çmenduri në Premier Ligë, Çelsi mposht brenda 2 minutave

Çelsi ka marrë fitoren e tretë radhazi në Premier Ligë, pasi ka mundur 3-2 në transfertë Notingem Forest.

Një fitore dramatike për skuadrën e Poçetinos. Ishin Blutë e Londrës që kaluan në avantazh pas vetëm 8 minutash lojë me Mudrik, por reagimi i vendasve nuk vonoi dhe erdhi në minutën e 16 me Boli.

Çmenduria erdhi në 15 minutat e fundit.

Hadson Odoi ish-lojtar i Çelsit përmbysi rezultatin me një gol të bukur në minutën e 75, por gëzimi i skuadrës së Notingem Forest nuk zgjati shumë.

Në harkun e dy minutave, Çelsi përmbysi gjithçka me Sterling në minutën e 80 dhe Xhekson 2 minuta më vonë.

Me këtë rezultat, ekipi i Poçetinos e sheh veten në vendin e shtatë me 57 pikë, po aq sa ka Njukasëlli i vendit të gjashtë. Në krahun  tjetër, Notingem Forest është në vendin e 17 me 29 pikë.

notingem forest çelsi premier liga

Lini një Përgjigje