
Reali i Madridit merr fitoren e radhës në kampionat, teksa mundi 0-4 Granadën. Edhe pse kanë siguruar titullin, “Los Blancos” nuk ulin ritmin, duke vazhduar të dhurojnë spektakël në Spanjë.
Duket se festimet për finalen e radhës të arritur në Champions League nuk kanë ndikuar te forma e “Los Blancos”, që kanë zgjidhur gjithçka edhe pa Vinisius, Belingam dhe Rodrigo, të lënë pushim sot nga Ançeloti.
Protagonisti i ndeshjes ishte Fran Garcia, që është bërë mbrojtësi i parë i Realit i cili shënon gol dhe jep një asist në një ndeshje të kampionatit spanjoll pas Serxhio Ramos në nëntorin e vitit 2018 kundër Selta Vigos (gjithashtu në transfertë).
Në krahun tjetër, Granada ku luan Myrto Uzuni renditet në vendin e parafundit me 21 pikë, duke mos patur kështu asnjë shans për të qëndruar në elitë.
Lini një Përgjigje