TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2024, 20:06

Napoli zyrtarisht jashtë kompeticioneve europiane, Bolonja e mposht pastër në shtëpi dhe e kthen 14 vite pas

Shkruar nga Pamfleti

Napoli zyrtarisht jashtë kompeticioneve europiane, Bolonja e mposht

Bolonja ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Napolin në fushën e këtyre të fundit. Skuadra e Tiago Motës vazhdon të befasojë në Serinë A dhe me tri pikët e marra sot është ngjitur në vendin e tretë duke parakaluar përkohësisht Juventusin.

Gjithçka ndodhi në pjesën e parë, ose më saktësisht në 12 minuta, sepse kaq i mjaftuan miqve për të shënuar dy gola dhe për të siguruar tri pikët.

Ndoje në minutën e 9 dhe Posh 3 minuta më vonë ishin autorëte golave për Bolonjën.

Napoli pati një mundësi të artë për të ngushtuar diferencënnë minutën e 21, por Politano gaboi nga pika e bardhë. Napoli ka pësuar dy gola në 15 minutat e para të një ndeshje të Serisë A për herën e parë që nga 7 marsi i vitit 2010, edhe në atë kohë kundër Bolonjës (gola të Zalayeta në minutën e 7 dhe Adailton në minutën e 12).

Me këtë fitore, Bolonja renditet në vendin e 3 me 67 pikë, ndërsa Napoli mban vendin e 8 me 51 pikë.

bolonja napoli seria a

Lini një Përgjigje