TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2024, 17:09

Rivalë për dy dekada por tashmë zbulohet plani i bujshëm, Mesi dhe Ronaldo bashkë në një ekip

Shkruar nga Pamfleti

Rivalë për dy dekada por tashmë zbulohet plani i bujshëm,

Lionel Mesi duket se i ka kërkuar Kristiano Ronaldos që t’i bashkohet në MLS. Dy legjendat nuk kanë luajtur kurrë në të njëjtin klub.

CR7 u transferua tek Al Nassr në Arabinë Saudite në dhjetorin e vitit 2022, ndërsa Mesi shkoi në Florida verën e kaluar, të dy transferime me kosto zero.

Ashtu siç pritej, po shkëlqejnë në aventurat e tyre të para jashtë Europës. Pasi kanë qenë rivalë për pothuajse dy dekada, veçanërisht gjatë periudhës që të dy luanin në La Liga mes vitit 2009 dhe 2018, tani mund t’i shohim të dy bashkë në të njëjtën skuadër.

Gazetari saudit, Abdulaziz Al-Tamini ka bërë të ditur se Inter Miami ka kontaktuar Ronaldon për ta pyetur në lidhje me mundësinë që portugezi të transferohet tek ata në vitin 2025.

Ronaldo do të jetë 40 vjeç në atë kohë, por duke parë formën e tij aktuale, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Pavarësisht nga kjo, Ronaldo ose përfaqësuesit e tij nuk kanë bërë asnjë koment në lidhje me të ardhmen e CR7. Gjithashtu, nuk dihet nëse portugezi ka dëshirë të luajë me Mesin në MLS.

lionel mesi kristiano ronaldo

Lini një Përgjigje