TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2024, 16:01

7 mln euro për Marash Kumbullën, skuadra e njohur gjermane gati ofertën për mbrojtësin e kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

7 mln euro për Marash Kumbullën, skuadra e njohur gjermane gati

Marash Kumbulla rikthehet sërish në qendër të vëmendjes në periudhën e merkatos. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka hedhur pas krahëve një dëmtim të frikshëm që e mbajti larg fushave për më shumë se 6 muaj dhe tani është i gatshëm për minuta.

Në janar u huazua te Sasuolo, aty ku luajti disa ndeshje të mira dhe tani duhet të rikthehet sërish te Roma. Kryeqytetasit ende s’kanë vendosur për të ardhmen e tij, ta shesin apo jo. Megjithatë, një ofertë e mirë do të dëgjohet me shumë kujdes nga drejtuesit dhe një e tillë vjen nga Bundesliga.

Hamburg është gati të paguajë deri në 7 milionë euro për 24-vjeçarin. Skuadra e njohur aktualisht gjendet në Bundesliga 2 dhe në javët e fundit kanë dalë nga gara për t’u ngjitur në elitë, ndaj ky operacion nuk duket të jetë i lehtë.

Vendimi final do t’i takojë Kumbullës, nëse do të pranojë të zbresë një kategori më poshtë për minuta apo do të shqyrtojë mundësi më të mira. E gjitha varet edhe nga Europiani, aty ku mbrojtësi pritet të jetë i grumbulluar me Shqipërinë. Nëse dhuron performanca të mira, sigurisht ofertat e kënaqshme nuk do të mungojnë.

marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares shqiptare hamburg

Lini një Përgjigje