TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2024, 15:16

Bernard Berisha tregon klasin, sulmuesi shqiptar realizon gol dhe asist në kampionatin rus (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Bernard Berisha tregon klasin, sulmuesi shqiptar realizon gol dhe asist në

Akhmat Grozni triumfoi ndaj Krylja Sovetov në kuadër të javës së 28 të elitës së futbollit rus. Kjo skuadër triumfoi në transfertë me rezultatin e pastër 2-0, ku protagonisti absolut ishte Bernard Berisha.

Shqiptari i Kosovës, fillimisht asistoi te goli i Mohamed Konata në minutën e 45. Përveç kësaj, ai shënoi në minutën e 62 një gol të bukur për të vulosur fitoren e Akhmat Groznit.

Grozni pas kësaj fitore ka 35 pikë dhe renditet në vendin e dhjetë në tabelë. Për ish-futbollistin e Skënderbeut dhe Besës në futbollin shqiptar, ky ishte goli i tretë në kampionat këtë sezon si dhe asisti i pestë. 

bernard berisha sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje