TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2024, 16:44

Gjykon sfidën e titullit kampion në Abissnet Superiore, tifozët shpërthejnë në rrjetet sociale kundër arbitrit anglez: Ka marrë fund

Shkruar nga Pamfleti

Gjykon sfidën e titullit kampion në Abissnet Superiore, tifozët

Gjyqtari Anthony Taylor është zgjedhur për të arbitruar finalen e “Final Four” në Shqipëri.

Më 26 maj, arbitri i njohur anglez do të fluturojë drejt Tiranës për të arbitruar finalen e cila do të vendosë ekipin fitues të Kategorisë Superiore.

Katër skuadrat e para do të përballen me njëra-tjetrën në një turne eliminimi direkt për të vendosur se kush do të shpallet kampioni i Abissnet Superiore për sezonin 2023-2024.

Klubet aktualisht në garë për titullin janë Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu.

Nuk ka munguar ironia e menjëhershme nga fansat anglezë në rrjetet sociale, siç raporton The Sun: “Absolutisht nuk është e mundur”, “1 prilli ishte një muaj e 11 ditë më parë djema”, “Ka marrë fund”.

Taylor, arbitër ndërkombëtar për më shumë se një dekadë, i cili përfundoi në qendër të kritikave sezonin e kaluar për drejtimin e ndeshjes Sevilla-Roma në Europa League, duke shkaktuar zemërimin e Mourinhos dhe tifozëve të Roma-s, po përgatitet të drejtojë një tjetër finale.

anthony taylor arbitri anglez

Lini një Përgjigje