TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2026, 22:17

“Rama po e mban pushtetin me dhunë”, Bushati: Politikisht ora e tij ka përfunduar

Shkruar nga Pamfleti
“Rama po e mban pushtetin me dhunë”, Bushati: Politikisht ora e
Rama dhhe Bushati

Analisti Andi Bushati deklaroi se kryeministri Edi Rama po e mban pushtetin përmes akteve të dhunës ndaj protestuesve, pasi, sipas tij, e ka kuptuar se politikisht "ora e tij ka përfunduar". Bushati u shpreh se Rama e ka lexuar qartë mesazhin e protestës dhe se po vepron brenda një hapësire shumë të kufizuar politike.

Sipas analistit, kryeministri po sillet si "lider i një pakice që kërkon të shtypë një shumicë", ndërsa pretendoi se deklaratat dhe mënyra e reagimit të protestuesve synojnë përçarjen e shoqërisë. Bushati u ndal edhe te ndërhyrjet e policisë gjatë protestave, duke deklaruar se përdorimi i forcës ndaj protestuesve nuk është i rastësishëm, por, sipas tij, përbën mjetin e vetëm që i ka mbetur qeverisë për të qëndruar në pushtet.

"Mendoj se Rama e ka lexuar dhe kuptuar shumë mirë protestën. Po sillet sipas marzhit të vogël që ka. Ai ishte mësuar me kundërshtar që luftonin në të njëjtin sistem. Sot i ka dalë përballë një gjë që do përmbysjen e këtij modeli.

Ai e ka kuptuar se marzhi i tij i lëvizjes është shumë i vogël. Një njeri më ketë marzh mundohet të sillet si lideri i një pakice që do të shtypë një shumicë. Sjellja e Ramës në këto muaj kjo është. Ai nuk është idiot që të thotë, CNN është media që bën fake news, që protestuesit janë nga Irani. Bëhet për përçarjen e shoqërisë. Nuk është idiot që për vezë ushtron dhunë.

Por dhuna është i vetmi mjet që përballë një shumicë shqiptarësh që refuzojnë modelin e tij, mund ta mbajnë në pushtet. Rama e ka kuptuar se politikisht ora e tij ka përfunduar. Prandaj po sillet si satrap, që atë që deri tani bënte sikur e mbante me votë, e mban me dhunë", deklaroi Bushati në emisionin "Të Paekspozuarit".

bushati rama

Lini një Përgjigje