
Gazetari Andi Bushati ka analizuar zhvillimet e 54 ditëve të protestës së qytetarëve, duke argumentuar se lëvizja ka prodhuar ndryshime të rëndësishme në perceptimin publik ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Bushati u shpreh se protestat kanë treguar se ekziston një numër i madh qytetarësh që kërkojnë më shumë të drejta, liri dhe barazi, duke kundërshtuar, sipas tij, narrativën e ndërtuar nga kryeministri.
Sipas Bushatit, protestat kanë dëmtuar edhe imazhin politik të Edi Ramës, i cili, sipas tij, tashmë përballet drejtpërdrejt me qytetarët protestues. Ai kritikoi retorikën e kryeministrit dhe mënyrën se si janë trajtuar protestat, duke pretenduar se raportimet e mediave ndërkombëtare si BBC, CNN, The Guardian dhe Le Monde paraqesin një panoramë të ndryshme nga ajo e qeverisë.
Bushati kritikoi gjithashtu përdorimin e forcës nga policia ndaj protestuesve, duke e cilësuar reagimin e autoriteteve si joproporcional. Sipas tij, përdorimi i shkopinjve të gomës, gazit dhe mjeteve të tjera të ndërhyrjes ndaj protestuesve tregon se vendi ndodhet përballë një shteti autoritar.
"Këto dy muaj na surprizuan të gjithëve, me faktin e efektit surprizë që krijuan. Kam qenë nga ata që isha i bindur se vegjetojmë në autokraci. Tregoi se ka një masë të madhe njerëzish, ndryshe nga çfarë thoshte Rama nuk ju ngrefet, tregoi se duan të drejta, liri , baraza. Efekti i dytë, ishte që në një mënyrë shumë të habitshme, e plaku e zvogëloi, karikaturizoi fytyrën e këtij pushteti, që është Edi Rama. Rama krahasohej deri dje me Berishën, sot krahasohet me qytetarët. Shikoni fjalorin, lëvizjet, dhunën, duket më keq se lidërt e byrosë në 90-tën. Mund të qëndrojë në karrige, por është lider pa diskurs. Një njeri që gjen agjentë nga Irani, Rusia, etj. Ndërkohë BBC, CNN, The Guardian, Le Monde, tregojnë histori tjetër.
E treta, e plaku edhe ia humbi totalisht besueshmërinë, një lloj kaste intelektualo-mediatike që qëndronte rreth Ramës. Ata që e mbronin, e mbronin që ne nuk duam Saliun. Pra Rama është i keq, por përballë Saliut është më i pranueshëm. Sot kur të gjithë këto skalione mediatike të paguara nga Belinda te inceneratorët, treguan se janë kundër protestës, u zverdhën në sytë e publikut si ushtarë të Ramës. Kjo protestë tregoi se jemi përballë një autokracie të dhunshme. Kur shalonin në drru protestat e Bashës, ata te 5 maji, ata të unazës së re, thoshin opozitë e vjetër, zaptues pronash. Por kur ushtrojnë dhunë ndaj disa të rinjve që godasin me vezë, maksimumi shoferët do të lanin makinat e deputetëve. Të tregosh shkop gome, ti tërheqësh njerëzit zvarrë, me spraj dhe gaz, vetëm se kanë ndotur një makinë ministri, e kuptoni përballë ç’shtet autoritar dhe të dhunshëm jeni.
Dhuna po përshkallëzohet, tregon se sado paqësore të jetë protesta, nuk do të ketë zgjidhje paqësore të kësaj krize. Një shtet i dhunshëm… Rama e ka problemin me veten. Edi Ramën e mban burgu. Ai e di që ose në karrigen e kryeministrit, ose pranë Erion Veliajt. Ia ka hequr vetes mundësinë për zgjidhje paqësore", deklaroi Bushati në emisionin "Të Paekspozuarit".
Ore kelyshi Hysni Kapos e Medi Bushatit si nuk te rri hunda e gjate pa e futur ne cdo sahan? Shume kelyshe te ish byrose poliitke iken nga syte kembet e vazhduan jeten e tyre andej e kendej, duke e kuptuar qe si te dhjere ne breke nuk mund te benin kokoshin ne demokraci. Ky i nipi i Vito Kapos qe i hiqte komunistet nga partia me nje te levizur te gishtit e u shkaterronte familjet e babai tij Medi Bushati torturonte te pandehurit politike kafsherisht. Si ka mundesi qe leh e leh nuk nuk ia fusin ndonje shpulle surratit? Si ka mundesi qe njeriu te jete kaq faqezi i paturpshem? Mire thone shume njerez, qe keta pushterit e vjeter e kane pushtetin e i bejne sot te gjitha poshtersite, te marrin hak per permbysjen e tyre. Te vjen per te vjelle me keto portalet, postkaded, e tere mediat qe vetem trazojne hallven e popullit. Me shume media ka ne Shqiperi se ne te gjithe Europen. Dikur kishim punetore e specialiste te shkelqyer, minatore, naftetare, teknike, inxhiniere, agronome, doktore humane, profesioniste te te gjitha fushave, e sot keta mother fuckers si mushkonja na pijne gjakun e na c'nderojne. Prandaj ikin e do ikin Shqiptaret nga syte kembet, vetem e vetem te mos degjojne e mbajne eren e qelbur te ketyre kermave.