TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2024, 19:25

Mbape transferohet te Reali, lamtumira nga PSG kthehet në çështje kombëtare; kampionati francez humbet 200 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Mbape transferohet te Reali, lamtumira nga PSG kthehet në

Vendimi i Kilian Mbape për t’u larguar nga PSG mund të prekë edhe Ligue 1. Sepse nuk ka ende blerës për paketën e të drejtave televizive nga viti 2024 deri në vitin 2028, përveç largimit të lojtarit më të mirë të kampionatit francez.

Pra, nëse 800 milionë euro të kërkuara për të drejtat ishin shumë, tashmë shifra mund të bjerë me rreth 200 milionë euro.

Javët e fundit, kryeministri francez, Emanuel Makron, kishte menduar gjithashtu të përpiqej të negocionte një marrëveshje, në mënyrë që “BeIN Sports” të merrte një vendim për negociatat për katër sezonet e ardhshme.

Kështu dy muaj më parë, siç shpjegon AS, ka pasur një darkë me Mbappe, presidentin e LFP dhe drejtues të ndryshëm të “BeIN SPorts”.

Fjala e fundit ende nuk është thënë, por duket qartë se futbolli francez rrezikon të mos ketë më një mbret, me lamtumirën e Mbape.

kilian mbape sulmuesi francez

Lini një Përgjigje