TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2024, 19:05

Juventusi i “marrosur” pas Zhegrovës, bardhezinjtë i ‘tregojnë derën’ futbollistit serb për të sjellë në Torino lojtarin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi i “marrosur” pas Zhegrovës, bardhezinjtë i

Juventusi këtë sezon do të bëjë ndryshime “rrënjësore” në ekip. Do të ketë largime, por edhe afrime për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri.

Edon Zhegrova është në listën e drejtuesve për merkaton e verës. Talenti i përfaqësueses së Kosovës po shkëlqen me Lilën në Ligue 1, duke zgjuar kështu interesin e disa ekipeve. Sipas mediave italiane që të realizohet ky operacion, “Zonja e Vjetër” do të heqë dorë nga lojtari serb.

Kështu me largimin e Filip Kostiç do të krijohej mundësia për Zhegrovën, me bardhezinjtë që shpresojnë ta blejnë për 15 milionë euro.  Siç dihet prej kohësh bisedimet mes klubeve kanë vazhduar dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në javët në vazhdim.

Kujtojmë se 25-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Lilën deri në qershor të vitit 2026. Këtë sezon ia ka dalë të shënojë 12 gola dhe të dhurojë 9 asiste në 45 ndeshje të zhvilluara me skuadrën franceze në të gjitha kompeticionet.

edon zhegrova sulmuesi shqiptar juventus

Lini një Përgjigje