TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2024, 17:31

Mançester Siti thyen edhe dy rekorde të tjera të jashtëzakonshme, “Qytetarët” shkruajnë historinë në futbollin anglez

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Siti thyen edhe dy rekorde të tjera të

Mançester Siti ka thyer dy rekorde të tjera në ndeshjen ndaj Fulhamit, teksa po vazhdojnë me hapa të sigurtë drejt titullit të katërt radhazi të Ligës Premier.

Me fitoren e thellë 0-4 ndaj Fulhamit, Siti ka regjistruar fitoren e 16 radhazi si mysafir i Fulhamit në të gjitha garat, duke e bërë serinë më të gjatë të fitoreve që një ekip ka pasur ndaj një kundërshtari në historinë e futbollit anglez.

Skuadra e Guardiolës gjithashtu ka shkuar në 16 ndeshje radhazi në aspektin e shënimit të golave si mysafir i Fulhamit, që është shifra më e lartë që një ekip ka regjistruar si mysafir në historinë e Premier Ligës.

Ky rekord më herët ishte mbajtur nga Mançester Junajtid, pasi kohë më parë ‘Djajtë e Kuq’ kishin shënuar në 15 ndeshje radhazi. 

mançester siti skuadra angleze premier liga

Lini një Përgjigje