TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2024, 20:51

Bundesliga/ Këlni shton shpresat e mbijetesës kundër rivalit direkt, Mainc kthen me këmbë në tokë Dortmundin

Shkruar nga Pamfleti

Bundesliga/ Këlni shton shpresat e mbijetesës kundër rivalit

Janë mbyllur ndeshjet e pasdites të së shtunës, të vlefshme për javën e 33 të Bundësligës gjermane.

Laipcigu nuk shkoi më tepër se një barazim 1-1 kundër Verde Bremen. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Frankfurtin që e mbylli ndeshjen e tij me të njëjtat shifra përballë Borusia Munshengladbah. Edhe pse dukej sikur shpresat e Këlnit për qendrimin në elitë dukej që ishin shuar, përsëri ata arritën të mposhtnin rivalin direkt të tyre, Unionin e Berlinit, me shifrat përfundimtare 3-2.

Me këto rezultate, Frankfurti siguroi kualifikimin për në Ligën e Europës, kjo edhe fal barazimit që mori Fraiburgu, duke u shkëputur me 4 pikë nga ky i fundit. Për sa i përket Këlnit, ka akoma shpresë për të kapur venin e 16 që të çon në “play-out”, duke shpresuar te një humbje e thellë e Unionin e Berlinit javën e ardhshme dhe një triumfi të saj përballë Heidenheimit.

Borusia e Dortmundit ka marrë një humbje befasuese në kampionat pak ditë pasi ka siguruar finalen e Champions League kundër PSG.

Verdhezinjtë janë mundur 3-0 në fushën e Maincit, në javën e parafundit të kampionatit. Vendasit janë në luftë për mbijetesë dhe me fitoren e sotme janë ngjitur në vendin e 15 të renditjes, vetëm dy pikë larg zonës së rënies nga kategoria.

Gjithçka u vendos në pjesën e parë, me Maincib që siguroi avantazhin prej tre golash në harkun e 23 minutave falë realizimeve të Barreiro në minutën e 12 dhe dopietës së Jae-Sung në minutat 19 dhe 23.

Rezultati mbeti i pandryshuar në pjesën e dytë pavarësisht se Terziç futi në fushë yjet e lënë në stol në 45 minutat e para.

borusia dortmund mainc këln lajpcig bundesliga

Lini një Përgjigje