TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2024, 22:13

Nejmar mposht Ronaldon nga divani, Al Hilal shpallet kampion i Arabisë Saudite; viti i dytë radhazi pa trofe për CR7 (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nejmar mposht Ronaldon nga divani, Al Hilal shpallet kampion i Arabisë

Al Hilal është shpallur kampion i Arabisë Saudite për sezonin 2023-2024. Skuadra e drejtuar nga Horge Zhesus, triumfoi në shtëpi 4-1 përballë Al Hazem, duke u shpallur kampion 2 javë para përfundimit të kampionatit.

Një sezon fantastik nga ana e Al Hilal, të cilët kanë dominuar nga fillimi e deri më tani kampionatin. Në 31 ndeshje të luajtura, skuadra njeh vetëm 2 barazime, ndërsa ka fituar plot 29 herë, duke mos e provuar shijen e humbjes në kampionat.

Rivali më i fortë për ta ishte skuadra e Kristiano Ronaldos, Al Nassr. Këta të fundit renditen në vendin e dytë, me plot 11 pikë më pak. Portugezi mbyll kështu vitin e dytë radhazi pa titull kampion në Arabi.

Pas ndeshjes së sotme, i gjithë ekipi dhe stafi i Al Hilal u mblodhën në fushën e blertë për të festuar titullin e 19 në histori të klubit. Festës iu bashkua edhe Neymar Jr, me brazilianin që e mbylli më herët sezonin për shkak të një dëmtimi të rëndë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by نادي الهلال السعودي (@alhilal)

al hilal nejmar kristiano ronaldo

Lini një Përgjigje