TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2024, 22:44

Milani fiton me “manita”, kuqezinjtë i japin ‘shuplakë’ Kaljarit dhe i rrezikojnë qëndrimin në Serinë A

Shkruar nga Pamfleti

Milani fiton me “manita”, kuqezinjtë i japin

Milani ka fituar në shtëpi përballë Kaljarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36 të Serisë A. Sfida e zhvilluar në “San Siro”, përfundoi me rezultatin 5-1 të vendasve.

Ishte mesfushori algjerian, Ismael Benaser ai që hapi serinë e golave për Milanin, teksa më pas 2 herë gjeti rrugën e rrjetës Pulisiç, por shënuan edhe Rejinders dhe Leao. Golin e vetëm për Kaljarin, i cili Vlejti vetëm për statistikë, e realizoi Nandez në minutën e 63.

Ekipi i Piolit renditet në vendin e dytë, sakaq skuadra nga Sardenja e sheh veten në vendin e 15, duke qenë vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë të renditjes.

milan kaljari seria a

Lini një Përgjigje