TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2024, 15:48

Hysaj mposht Ismajlin, Lacio afrohet me zonën Champions; Empoli me një këmbë në Serinë B

Shkruar nga Pamfleti

Hysaj mposht Ismajlin, Lacio afrohet me zonën Champions; Empoli me një

Lacio ka fituar në shtëpi përballë Empolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36 të Serisë A. Sfida e zhvilluar në “Stadio Olimpico”, përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve. 

Golin e parë e realizoi qendërmbrojtësi Patrik. Ky i fundit shënoi një gol mjaft të bukur pas një krosimi të dhënë nga Zackanji nga goditja e këndit. Ndërsa për të vulosur gjithçka mendoi Vesino në minutën e 89. 

Në këtë ndeshje kishte minuta edhe për lojtarët shqiptarë të të dyja skuadrave. Elseid Hysaj ishte titullar te Lacio, ashtu si Ismajli tek Empoli. Ndërsa te këta të fundit, sulmuesi Stiven Shpendi u aktivizua në minutën e 77. 

Me këtë fitore, Lacio shkon në kuotën e 59 pikëve dhe shpreson ende te kualifikimi në Champions League. Në krahun tjetër, Empoli mbetet vetëm 2 pikë larg zonës së ftohtë, duke rrezikuar seriozisht rënien në Serinë B. 

lacio empoli seria a

Lini një Përgjigje