
Apolonia ka bërë sot një surprizë të mirëfilltë, teksa ka mundur me shifrat 4-3 Vorën në fushën e kësaj të fundit, duke siguruar praninë në finalen e play-off të Kategorisë së Parë.
Ndeshja filloi me golin e fierakëve të shënuar nga Hebeja, por më pas ishin vendasit që përmbysën gjithçka në pjesën e parë me dygolëshin e Prengajt. Një penallti e kontestuar e shënuar nga Raboshta çoi në vendimin për tërheqjen e përkohshme të skuadrës fierake nga fusha e lojës, me presidentin Koço Kokëdhima që mbajti jashtë ekipin për rreth 5 minuta.
Por pas kthimit në fushë ishin fierakët shumë më kërkues dhe agresivë, teksa gjetën golin me Maksutin dhe Omerin. Pak minuta para fundit, Umejego shënoi për ekipin fierak duke përmbysur shifrat në 4-3, rezultat që rezistoi deri në mbyllje të ndeshjes duke kaluar Apoloninë në fazën tjetër në play-off.
Dueli mes Flamurtarit dhe Korabit është mbyllur në barazimin 0-0. Pavarësisht se asnjëra prej skuadrave nuk shënoi, ekipi i Eqerem Memushit kaloi në në finalen e “play off”, pasi është e avantazhuar prej renditjes më të mirë në klasifikimin përfundimtar të Kategorisë së Parë.
Vlen të theksohet se vlonjatët dominuan të gjithë sfidën, vetëm se mungoi goli. Ata do të përballen në finale me Apoloninë, skuadra e cila mundi Vorën.
Lini një Përgjigje