TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Korrik 2026, 11:53

SHBA-ja dhe Franca përplasen në OKB, delegacioni amerikan braktis mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

Shkruar nga Pamfleti
SHBA-ja dhe Franca përplasen në OKB, delegacioni amerikan braktis
Ambasadori i Francës në OKB, Jerome Bonnafont, foli në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork të hënën gjatë një takimi urgjent mbi luftën Ukrainë-Rusi.

Grindja diplomatike u ndez fillimisht javën e kaluar, kur SHBA-të iu bashkuan Koresë së Veriut dhe Rusisë në votimin kundër zgjatjes së mandatit të Volker Turk si Komisioner i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut...

Delegacioni amerikan u largua të hënën nga një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në shenjë proteste ndaj komenteve të Francës, e cila e krahasoi votimin e Uashingtonit për çështjen e të drejtave të njeriut me atë të shteteve autoritare.

Grindja diplomatike u ndez fillimisht javën e kaluar, kur SHBA-të iu bashkuan Koresë së Veriut dhe Rusisë në votimin kundër zgjatjes së mandatit të Volker Turk si Komisioner i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Pas votimit të së premtes, misioni francez në OKB kritikoi SHBA-në dhe e krahasoi atë me Korenë e Veriut dhe Rusinë. "SHBA-të dikur ishin një pishtar i të drejtave të njeriut. Jo më", postoi misioni në X.

Në përgjigje, ambasadori amerikan Mike Waltz akuzoi Francën se kishte votuar për një shefe të të drejtave të njeriut e cila u kishte “dhënë leksione” vendeve demokratike, ndërkohë që “u kishte afruar me shtypësit më të këqij në botë”, pa dhënë hollësi se çfarë donte të thoshte.

Turk ka kritikuar luftën e Rusisë në Ukrainë dhe sjelljen ushtarake të Izraelit në Gaza. Largimi i ekipit amerikan ndodhi ndërsa ambasadori i Francës, Jerome Bonnafont, po fliste gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit mbi luftën e Rusisë në Ukrainë.

Ambasadori amerikan, Dan Negrea, tha se delegacioni do të vazhdojë të bëjë protesta të ngjashme derisa Franca "të heqë dorë nga retorika e saj përçmuese dhe mosrespektuese".

Debati për mandatin e dytë të Turk, i cili u miratua me 144 shtete pro, 10 kundër dhe 13 abstenime, pasqyron tensionet midis Uashingtonit dhe Kombeve të Bashkuara.

Administrata e presidentit Donald Trump ka shkurtuar fondet për agjencitë e OKB-së dhe është tërhequr nga dhjetëra entitete të organizatës.

Të premten, ambasadori amerikan Jeff Bartos kritikoi riemërimin e Turk dhe paralajmëroi se “do të ketë pasoja” për Asamblenë, të cilën e akuzoi se toleron tejkalimet procedurale, marrëveshjet e fshehta dhe keqpërdorimin e posteve në OKB.

“Shtetet e Bashkuara do të rivlerësojnë menjëherë angazhimin, pjesëmarrjen dhe financimin tonë”, deklaroi Bartos.

Ambasadori francez Jerome Bonnafont, nga ana tjetër, e përshkroi Volker Turk si “një zë të ndërgjegjes”, i cili, sipas tij, kishte treguar “rigorozitet dhe paanshmëri” gjatë mandatit të parë.

 

franca shba okb

Lini një Përgjigje