
Klubi zviceran Bazel është përfshirë në një situatë të pazakontë pas një gabimi në përkthimin automatik të një njoftimi zyrtar lidhur me gjendjen e futbollistit Xherdan Shaqiri.
Në përpjekje për të informuar mbi dëmtimin e anësorit me origjinë shqiptare, të pësuar në ndeshjen e fundit, klubi publikoi një komunikatë në gjuhën vendase. Megjithatë, përkthimi automatik i tekstit ka prodhuar një formulim të pasaktë, duke e paraqitur lajmin si një “ndërrim jete” të lojtarit, në vend të një dëmtimi sportiv.
Gabimi ka ndodhur që në fillim të njoftimit, ku termat e përdorur në gjuhën origjinale nuk janë interpretuar saktë nga sistemi, duke çuar në një keqinformim të rëndë.
Postimi i Bazelit është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga tifozët dhe opinioni publik, të cilët kanë vënë në dukje pasaktësinë dhe mungesën e verifikimit para publikimit.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje