TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Prill 2026, 20:54

Ish-sulmuesi i Dinamos shkëlqen në elitën e futbollit ukrainas, 23-vjeçari realizon golin e parë; jep edhe asist (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ish-sulmuesi i Dinamos shkëlqen në elitën e futbollit ukrainas,

Ish-sulmuesi i Dinamos, Ardit Tahiri, ka qenë protagonist në fitoren 2-0 të Kolos Kovalivkas ndaj Poltavës në elitën e futbollit ukrainas. Futbollisti 23-vjeçar realizoi golin e parë personal në këtë kampionat, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 70-të.

Vetëm shtatë minuta më vonë, Tahiri kontribuoi sërish, këtë herë si asistues, duke shërbyer për golin e dytë të shënuar nga Salabai dhe duke vulosur suksesin e skuadrës së tij.

Tahiri ishte pjesë e Dinamos në sezonin 2023-2024, ku u aktivizua në 7 ndeshje dhe shënoi 1 gol.

Sa i përket aventurës së tij në Ukrainë, kjo ishte paraqitja e tetë për sulmuesin nga Kosova, i cili tashmë numëron 1 gol dhe 2 asiste në kampionat.

 

ardit tahiri ish-sulmuesi i dinamos

Lini një Përgjigje